Botë

Digjen 11 autobusë në Londër

Nga zjarri që ka përfshirë një garazh në juglindje të Londrës, janë djegur 11 autobusë dhe rreth 60 zjarrfikës janë duke punuar në lokalizimin e zjarrit.

Në garazhin në Farnborough Hill të Orpingtonit, siç njofton brigada e zjarrfikësve, janë tetë vatra zjarri.

Ata nuk kanë përmendur pasoja në njerëz dhe shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.