Botë

Pako e dyshimtë afër Parlamentit britanik

Rruga Whitehall në Londër, ku gjendet edhe Parlamenti britanik, është mbyllur pas raportimeve për një pako të dyshimtë.

Sheshi i Parlamentit është evakuuar dhe rruga Whitehall është mbyllur teksa policia po e heton pakon e dyshimtë.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konfirmuar se janë duke u marrë me një pako të dyshimtë, raporton standard.co.uk.

Whitehalli është mbyllur në mes të rrugës parada Horseguard dhe Avenyja e Parlamentit, transmeton Koha.net.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se stacioni hekurudhor nëntokësor Westminster është mbyllur për publikun.

Incidenti vjen në kohën kur protestuesit do të marshojnë përmes Westminsterit gjatë kësaj mbrëmjeje si pjesë e “Million Mask March”.