Botë

Dy në pesë amerikanë mendojnë se islami s'përkon me vlerat amerikane

Dy në pesë amerikanë janë të mendimit se islami nuk përkon me vlerat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregojnë të dhënat e Fondacionit Amerika e Re dhe Nismës Myslimane Amerikane.

Anketimi ka treguar se 56 për qind e amerikanëve mendojnë se islami mund të përshtatet me vlerat amerikane, derisa 42 për qind vlerësojnë se jo. 60 për qind e amerikanëve thonë se amerikanët myslimanë janë patriotë, derisa 30 për qind mendojnë të kundërtën, raporton "Al-Jazeera".

74 për qind mendojnë se ka shumë paragjykime për islamin, derisa 56 thonë se janë të shqetësuar për ekstremizmin në radhët e komunitetit mysliman amerikan.