Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi sot se duhet të respektohen rezultatet e referendumit të mbajtur dje në Turqi, ku shumica votoi për zgjerimin e kompetencave të presidentit.
"Votimi është çështje e brendshme e Turqisë", tha Peskov, përcjell KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur u kërkua të jap koment lidhur me deklaratat e përfaqësuesve amerikan për Korenë Veriore, Peskov deklaroi se Moska dëshiron që të gjitha palët të shmangin çfarëdolloj aksionesh, të cilat mund të konsiderohen provokative dhe të tregojnë përmbajtshmëri.