Botë

Mongolia ndalon Halloweenin në shkolla

Descriptive Text

Mongolia ka ndaluar festimin e Halloweenit nëpër shkolla sivjet, duke reflektuar frikën se transformimi i shpejtë ekonomik i vendit po rrezikon traditat budiste.

Në një direktivë dërguar të gjitha shkollave, ministria e arsimit ka bërë të ditur se prindërit janë ankuar në të kaluarën se fëmijët e tyre janë munduar të mblidhnin para për kostumet e Natës së Shtrigave, transmeton Koha.net.

Duke njoftuar se Halloween nuk njihet si festë zyrtare, ministria ka urdhëruar shkollat që të ndalojnë sivjet organizimet për këtë festë.