Botë

Polonia dhe Greqia ende i kërkojnë Gjermanisë miliarda euro dëmshpërblime lufte

Polonia dhe Greqia ia kanë ringjallur thirrjet për reparacione të Luftës së Dytë Botërore nga Gjermani, duke tetsuar unitetin evropian, raporton “EUobserver”.

“Reparacionet nuk janë temë e mbyllur”, ka deklaruar presidenti polak, Andrzej Duda gjatë një interviste për gazetën gjermane, “Bild”, transmeton Koha.net.

Polonia po sfidon unitetin e Bashkimit Evropian edhe me vendimet e saj për reformat kundërthënëse në sistemin e drejtësisë.