Botë

Gorbachev: Tërheqja e SHBA-së nga traktati bërthamor rrit rrezikun për luftë

Descriptive Text

Mikhail Gorbachev, lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, ka thënë se paralajmërimi amerikan për tërheqje nga Traktati i reduktimit të armëve bërthamore, mund të ngritë rrezikun për luftë, raporton Reuters.

Ai ka thënë se traktati që ndihmoi përfundimin e luftës së ftohtë në fund të viteve tetëdhjetë kishte frenuar mundësinë e një gare armësh që do të mund të sillte edhe konflikt bërthamor, transmeton Koha.net.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga Traktati për shkak se ka akuzuar palët tjetër nënshkruese, Rusinë, se nuk po e respekton.

Gorbachev ka thënë se ende beson se mund të ketë negociata për të shmangur prishjen e marrëveshjes ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë.