Komisioni i Bashkimit Evropian, ka thënë se Turqia duhet të kërkojë konsensus më të gjerë kombëtar në ndryshimet kushtetuese, duke pasur parasysh referendumin që u mbajt sot.
Rezultatet të cilat ende nuk janë zyrtare tregojnë se 51.39 për qind e turqve janë “Po” Erdoganit për t’i marrë kompetencat e reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve turke të kërkojnë konsensus më të gjerë të mundshëm kombëtar, në funksion të rezultatit të referendumit dhe implikimit të ndryshimeve kushtetuese”, tha Komisioni i Bashkimit Evropian në një deklaratë, shkruan Reuters, përcjell Koha.net.
Në anën tjetër, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se rezultati është krejtësisht i pastër, por në anën tjetër, opozita ka kërkuar rinumërim të votave.