Botë

Ushtrisë amerikane i kërkohet të ndalë emigrantët në kufi me Meksikën

Descriptive Text

Ushtria amerikane ka konfirmuar se i është kërkuar të mbrojë kufirin me Meksikën pasi presidenti Donald Trump ka thënë se “po e nxjerrë” Ushtrinë që të ndalë karvanin me emigrantë dhe refugjatë nga Amerika Qendrore që ia ka mësyrë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Karvani ende është 1.500 kilometra kufirit amerikan, por një burim brenda ushtrisë amerikane ka konfirmuar se kërkesa parasheh aktivizimin e 800 deri në 1000 mijë ushtarë për të patrulluar përgjatë kufirit jugor, transmeton Koha Ditore.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Trumpin se po përdor taktika “të frikshme”, megjithëse konsiderojnë se SHBA-ja nuk përballet me ndonjë fluks refugjatësh që do të sfidonte politikat kombëtare amerikane.

Presidenti Trump ka fituar zgjedhjet me premtimin për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën dhe me të marrë pushtetin ka shtrënguar masat e dhënies së vizave shtetasve të vendeve myslimane me justifikimin se po mbron sigurinë kombëtare amerikane.