Botë

FBI-ja bastis postën e Floridës në kërkim të dërguesit të bombave

Agjentët federalë amerikanë kanë bastisur postën e Miamit në kërkim të dërguesit të dhjetë bombave demokratëve të njohur dhe kritikëve të presidentit Donald Trump, raporton Reuters.

Autoritetet thonë se pistat e hetimit lënë të dyshohet se pakot-bomba janë dërguar prej kësaj pike të postës në Miami. Një burim ka thënë për Reuters se të gjitha pakot kanë kaluar në ndonjërën prej pikave të Shërbimit Postar amerikan.

Asnjëra prej bombave nuk ka shpërthyer dhe nuk është lënduar askush. Burimi ka thënë se bombat ishin dizajnuar sipas formateve që mund të gjenden në internet.

Pako me bomba i janë dërguar ish-presidentit Barack Obama, por edhe familjes Clinton, dhe figurave të tjera të njohura demokrate që kanë kritikuar rreptë politikat e Trumpit.