Botë

Parlamenti i BE-së ia ndan çmimin Saharov regjisorit ukrainas, të burgosur në Rusi

Descriptive Text

Parlamenti Evropian ia ka ndarë të enjten Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit Oleg Sentsovit, regjisorit ukrainas, të burgosur në Rusi.


Ligjvënësit e BE-së kanë shprehur përkrahjen e tyre për protestat e ukrainasit kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014. Sentsov, tani 42-vjeçar, është dënuar me 20 vjet burg, nën akuza për terrorizëm, të cilat ai i ka quajtur të motivuara politikisht, raporton “Reuters”, transmeton Koha.net.

Ai ka qenë në grevë urie gjatë këtij viti.

Çmimi Saharov e mban emrin e disidentit sovjetik, Andrei Saharov, që e fitoi Nobelin e Paqes më 1975, për përpjekjet e tij në mbrojtje të të drejtave qytetare.