Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Liderët botërorë të “shkatërruar” me vdekjen e Churkinit

Presidenti rus, Vladimir Putin, është “mërzitur thellë” për lajmin e vdekjes së ambasadorit rus në OKB, Vitaly Churkin, kanë cituar agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë Kremlini.

Ministri i jashtëm rus e ka quajtur Churkinin një diplomat të “jashtëzakonshëm” dhe ka shprehur ngushëllime për miqtë dhe familjen e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadori britanik në OKB, Matthew Rycroft, ka shkruar në Twitter se është “shkatërruar absolutisht” me lajmin për vdekjen e Churkinit, “një gjigant diplomatik dhe karakter i mrekullueshëm”.

Farhan Haq, zëvendës-zëdhënës i zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ka thënë: “Ka qenë prezent këtu rregullisht dhe në të vërtet jam shumë i tronditur. Mendimet tona shkojnë tek familja, miqtë dhe qeveria e tij”.

Churkin ka qenë ambasador i Rusisë në OKB që nga 2006 dhe është konsideruar si kampioni më i madh i Moskës në organin botëror. Ai kishte një reputacion për një zgjuarsi akute dhe fjalë të mprehta e me vend, veçanërisht me homologët e tij amerikanë dhe perëndimorë.