Botë

Ndihmësi i Trumpit: Koha për bisedime të ashpra me Rusinë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë McMaster, tha se është koha për bisedime të ashpra me Rusinë lidhur me mbështetjen e saj për qeverinë e Sirisë dhe veprimet e saj në Evropë.

McMaster tha se mbështetja e Rusisë ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad ka përjetësuar një luftë civile dhe ka krijuar kriza të ndryshme edhe në vendet fqinje dhe në Evropë, shkruan Reuters, përcjell Koha.net.

Sipas raportit të inteligjencës amerikane, ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016, cilësohet si tentim të ndikojë edhe në të gjitha zgjedhjet nëpër Evropë.

Ai thotë se Moska ka në shënjestër edhe zgjedhjet në Francë e Gjermani.

Por megjithatë, tani sipas tij është koha e duhur të mbahen bisedime me Rusinë lidhur me këtë dhe mbështetjen e tyre ndaj qeverisë siriane.