Botë

“Ushtria e hapësirës do të krijohet në 2020”

Forca e hapësirës e kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump do të jetë fillimisht një “komandë e unifikuar”, një nivel më poshtë se sa degëzimi i gjashtë i forcave të armatosura sikurse mendohej në fillim, njoftoi sot zëvendëspresidenti, Mike Pence.

“Administrata nuk mendon për krijimin e një force të pavarur të hapësirës para vitit 2020”, deklaroi ai gjatë një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Hapësirës, një strukturë e vjetërsuar dhe e riaktivizuar nga Donald Trump vitin e kaluar, shkruan ATSH.

Në një fazë të parë, presidenti do t’i kërkojë Kongresit të mbledhë të gjithë ushtarakët dhe civilët që punojnë sot mbi sigurinë e hapësirës nën një komandë të unifikuar, në një model të ngjashëm me forcat speciale.