Botë

Turqi: 57 për qind “Po” me gjysmën e votave të numëruara

Numërimi i votave ka filluar në Turqi, ndërkaq me gjysmën e votave të numëruara, 57% e votave i japin kompetenca më të thella presidentit Recep Tayyip Erdogan, përcjell Koha.net.

Sipas Reuters, përqindja është e lartë me përgjigjen “Po” në pjesën qendrore të vendit, ndërkaq në rajone bregdetare ka përgjigje “Jo” sikurse edhe në pjesën ku ka shumicë kurde.