Botë

Së paku 17 të vdekur në Tajvan nga aksidenti i një treni

Descriptive Text

Dalja e një treni nga binarët në verilindje të Tajvanit të dielën ka lënë të vdekur së paku 17 persona dhe 126 të lënduar, kanë thënë autoritetet qeveritare atje.

Aksidenti ndodhi të dielën në mesditë në Qarkun Yilan afër bregut, ku disa vagonë u rrokullisën në hekurudhën e famshme në mesin e turistëve, raporton Reuters.

“Që nga ora 6.30 pasdite [ora lokale në Tajvan] kemi 17 të vdekur në vendngjarje dhe 126 të tjerë të lënduar”, ka thënë Administrata Tajvaneze e Hekurudhave në një deklaratë, duke shtuar se treni ka qenë duke lëvizur mes dy stacioneve në Qarkun Yilan para se të ndodhte dalja nga binarët, transmeton Koha.net.

Qeveria qendror e Tajvanit ka thënë se shërbimet e shpëtimit kanë dalë në vendngjarje dhe kryeministri është njoftuar dhe ka thënë të jetë tejet i shqetësuar me sigurinë e udhëtarëve.

Agjencia Qendrore e Lajmeve në Tajvan ka raportuar se më shumë se 30 persona janë ende të bllokuar në tren.