Botë

Datat kryesore të pushtetit të Erdoganit

Descriptive Text

Më poshtë vijojnë datat kryesore që prej mbërritjes në pushtet të presidentit Recep Tayyip Erdogan në Turqi, ku një referendum për riforcimin e pushtetit presidencial do të zhvillohet më 16 prill:

- AKP në pushtet

Më 3 nëntor 2002, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP, dalë nga lëvizja islamiste), themeluar nga Recep Tayyip Erdogan, fiton zgjedhjet legjislative.

Më 11 mars 2003, Erdogan emërohet kryeministër.

Në tetor 2005, autoritetet ndërmarrin hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Nga viti 2002 deri në 2004, Ankaraja miraton një sërë masash politike dhe ekonomike. Miraton heqjen e dënimit me vdekje dhe lejon gjuhën kurde në televizionin publik.

Por procesi është ndërprerë që prej disa vitesh.

- Presidenti i parë i dalë nga një lëvizje islamiste

Më 28 gusht 2007, Parlamenti zgjedh si president shefin e diplomacisë, Abdullah Gul, zyrtari i parë i dalë nga një lëvizje islamiste që arrin të marrë postin më të lartë në Turqinë laike të themeluar nga Mustafa Kemal Ataturk.

Zgjedhja u perceptua si një fitore e AKP-së mbi mbështetësit më të ashpër të laicitetit, mbështetur nga ushtria, që bllokuan në pranverë kandidaturpn e parë të Gul.

- Drejtuesi i rebelimit sirian

Në vitin 2011, pas fillimit të revoltës në Siri kundër presidentit, Bachar al-Assad, dalë nga minoriteti alavit, Turqia, kurrë aleate me Damaskun, rreshtohet përkrah opozitës së armatosur, me maxhorancë sunite.

Që prej asaj kohe, vendi ka pritur më shumë se 2,8 milionë refugjatë sirianë.

- Kryengritje

Më 31 maj 2013, forcat e sigurisë shpërndajnë me ndihmën e pompave të ujit dhe gazit lotsjellës disa qindra persona të vendosur në parkun Gezi pranë sheshit Taksim në Stamboll në kuadër të një projekti të zhvillimit urban duke shkaktuar një lëvizje protestash.

Për tre javë, rreth 2,5 milionë persona manifestuan për të kërkuar dorëheqjen e Erdogan, akuzuar për devijime autoritare dhe për islamizim të shoqërisë turke.

- Erdogan vendos mbretërimin e tij

Më 10 gusht 2014, Erdogan zgjidhet president që prej turit të parë të zgjedhjeve, zhvilluar për herë të parë me votim universal të drejtpërdrejtë.

Ai do të kërkojë vazhdimisht një riforcim të pushteteve të presidentit.

- Gjysmë dështimi elektoral

Në zgjedhjet legjislative të 7 qershorit 2015, AKP renditet në krye, por për herë të parë e privuar nga maxhoranca absolute në Parlament, për shkak të pikëve të fituara nga partia pro-kurde HDP e Selahattin Demirtas.

Presidenti Erdogan thërret zgjedhje të parakohshme më 1 nëntor 2015, fituar nga AKP.

- Rifillimi i gueriljes kurde

Në korrik 2015, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe ushtria ndërpresin një armëpushim të brishtë dhe rifillojnë armiqësitë (më shumë se 40 000 të vdekur që prej vitit 1984)

Atentate të shumta, të marra përsipër nga gueriljet kurde apo grupet xhihadiste të Shtetit Islamik kanë goditur vendin që prej kësaj kohe.

- Grusht shteti i munguar dhe dënime

Në natën e 15-16 korrikut, një përpjekje për grusht shtetit, ndërmarrë nga një degë e ushtrisë shkaktoi 248 të vdekur dhe tronditit situatën politike në vend si dhe marrëdhëniet e jashtme. Turqia akuzoi predikuesit islamist Fethullah Gulen, vendosur në SHBA.

Autoritetet kanë kryer që prej asaj kohe dënime të përmasave të pazakonta, më shumë se 47 000 persona janë arrestuar dhe më shumë se 100 000 janë shkarkuar dhe pezulluar.

- Paqe me Moskën

Më 9 gusht 2016, Erdogan takon homologun rus, Vladimir Putin, aleatin e regjimit të Damaskut, për të nënshkruar paqen pas një krize si pasojë e sulmit kundër një avioni rus nga Turqia në kufirin turko-sirian në vitin 2015.

Dy javë më vonë, Turqia ndërmerr operacionin “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë kundër Shtetit Islamik, por gjithashtu edhe kundër milicëve kurdë, të cilët i konsideron si shtrirje e separatistëve të PKK-së.

- Tensione me BE

Në mars 2017, disa vende evropiane, veçanërisht Gjermania dhe Holanda, anulojnë mitingjet ku ndalojnë ministrat turq të bëjnë fushatë në territorin e tyre në favor të “po”-së në referendum.

Erdogan i cilësoi këto vendime si praktika naziste dhe dënoi një frymë fashizmi të shfrenuar në Evropë./ATA