Botë

Në Stamboll arrestohen 49 persona të dyshuar për lidhje me ISIS-in

Descriptive Text

Së paku 49 persona janë arrestuar sot në Stamboll, si të dyshuar për lidhje me të ashtuquajturin Shteti Islamik, njoftoi policia turke.

Siç raporton AA, policia ka kryer veprime të njëkohshme në shtatë komuna të Stambollit, ku edhe ka arrestuar të dyshuarit.