Botë

Përmbytje në Iran, 25 të vdekur e shumë të zhdukur

Përmbytje në Iran, 25 të vdekur e shmë të zhdukur

Të paktën 25 persona kanë vdekur nga vërshimet sot në Iran, ndërkaq shumë të tjerë janë zhdukur.

Mediet shtetërore kanë transmetuar njerëz duke u përmbytur, e vetura të shumta tek i merrte uji, shkruan BBC, përcjell Koha.net.

Zonat Ajab Shir dhe Azar Shahr në lindje të Azerbajxhanit janë ato që janë prekur më së shumti nga kjo përmbytje.

Ndihma e parë është duke iu dhënë por megjithatë ekziston frika të ketë përsëri vërshime.