Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Për ditëlindjen e gjyshit, paradë e Kimit dhe raketë e re

Koreja Veriore, në ditëlindjen e 105 –të të themeluesit të saj, Kim Il Sun, ka demonstruar një lloj të ri rakete me rreze të gjatë veprimi që lansohet nga nëndetësja, transmeton Koha.net.

Është hera e parë që Koreja Veriore ka demonstruar raketën e këtij lloji që ka rrezen e veprimit 1.000 kilometra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un, në kremtimin e ditëlindjes së 105 –të të gjyshin të tij, ishte veshur me rroba errëta, dukej i çlodhur dhe buzëqeshte me bashkëpunëtorë derisa shikonte paradën e madhe “Dita e Diellit” në sheshin kryesor në Phenian, përcjell Reuters.

Gjatë paradës marshuan ushtarët e u vërejtën edhe tanke, sisteme për lansim raketash dhe armatime të tjera, derisa avionët në 105 formacione fluturuan mbi kokat e të pranishmëve.

Gjatë paradës me përplot, një zyrtar i Koresë Veriore përsëriti vërejtjen e SHBA-së.

"Nëse SHBA-ja vazhdon me provokime ndaj nesh, forcat tona revolucionare menjëherë do t’iu kundërvihen sulmeve”, tha ai.

Për dallim nga paradat tjera, në këtë paradë nuk ishin të pranishëm zyrtarët kinezë

Kina është aleati kryesor i Koresë Veriore, por ajo u deklarua kundër provave bërthamore raketore dhe përkrahu sanksionet e KB-së kundër këtij vendi.