Botë

Një shtetase britanike vritet në Jerusalem

Një turiste nga Britania e Madhe është vrarë të premten në një sulm me thikë te pjesa e vjetër e qytetit Jerusalemit. Sulmuesi i dyshuar është arrestuar, njoftojnë mediat izraelite.

Ndihma e shpejtë izraelite njoftoi se gruaja e re ishte therur me thikë disa herë derisa po udhëtonte me tren. Ajo ndërroi jetë nga plagët e marra në spital.

Mediat lokale raportojnë se sulmuesi i dyshimtë është një i sëmurë mental i moshës 57-vjeçare nga pjesa lindore e Jerusalemit. Sulmi ka ndodhur në kohën e festës së hebrenjve.