Botë

Publikohet videoja e bombardimit me “nënën e të gjitha bombave”

Pentagoni ka publikuar një video në të cilin shihet bombardimi i një shpelle në Afganistan, në të cilën po fshiheshin qindra pjesëtarë të ISIS-it.

Bujë të madhe gjatë të enjtes mbrëma bëri përdorimi i MOAB-it, të ashtuquajturës “nënë e të gjitha bombave”, transmeton Koha.net.

Në video shihet momenti i goditjes së GBU-43B, armës më të madhe jo bërthamore që posedon Amerika.

Nga ky sulm mbetën të vrarë 36 persona.