Berlin, 13 prill – Rrethanat në të cilat po zhvillohet referendumi kushtetues në Turqi janë shumë larg të qenit ideale për një vend evropian vërtet demokratik, sugjeron Artur Meier për Jep News, që fokusohet në aspekte të ndryshme në BE.
Kritikët janë pakësuar deri në heshtje në vend dhe gjerësisht injoruar apo fyer, në shkallë ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParalelisht me këtë, minoriteti kurd anti-qeveritar është përjashtuar de facto nga pjesëmarrja në votin, që do të ndikojë në rezultatin e dobishëm për presidentin.
Ashtu si sugjeron Artur Meier, autor i artikullit, me amendamentet e propozuara, Erdogan po provon të trafikojë Kushtetutës, të riforcojë pushtetin e tij personal dhe të limitojë influencën e opozitarëve politikë, duke shkatërruar në mënyrë efikase sitemin Ataturk, një shtet i korruptuar, por laik me një kontroll parlamentar dhe një kompeticion politik.
“Mbështetja e Erdoganit për islamizmin politik dhe institucionin e dënimit kapital si dhe dënimet aktuale të opozitarëve politik dhe represioni në media e bëjnë atmosferën shumë toksike, por tipike të regjimeve hibride antidemokratike,”, thekson Artur Meier.
Bashkimi Evropian duhet të njohë rezultatin e referendumit edhe pse ky i fundit përmban të gjitha shenjat e një manipulimi të planifikuar në mënyrë të kujdesshme