Botë

Putin takohet me Tillersonin

Kremlini thotë se presidenti rus, Vladimir Putin është duke u takuar me Sekretartin amerikan të Shtetit Rex Tillerson, pas vizitës së kryediplomatit amerikan në Rusi, i cili u takua edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov është cituar nga agjencitë ruse të ketë thënë se Putini është duke u takuar me Tillersonin dhe Lavrovin.

Vizita e Tillersonit është e para në Rusi që prej se Donald Trump u zgjodh president.

Kjo vizitë bëhet në kohën e ngritjes së tensioneve në mes të Uashingtonit dhe Moskës, pas sulmit me gaz nervor ndaj civilëve, sulm për të cilin SHBA thotë se është kryer nga qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad.