Botë

Shtëpia e Bardhë konfirmon nënshkrimin e Trumpit për pranim të Malit të Zi në NATO

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar dokumentin për pranim të Malit të Zi në NATO, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

Sot u raportuar për nënshkrimin e një protokolli për pranim të Malit të Zi në NATO, por ajo nuk ishte konfirmuar deri pasditen e së martës.

Muajin e shkuar, Senati shprehi përkrahje për zgjerim të NATO-s duke i lejuar Malit të Zi t’i bashkohet aleancës.

Kjo ishte bërë me qëllim që t’i dërgohet një mesazh i SHBA-së kundër përpjekjeve të Rusisë për rritje të ndikimit në Evropë, raporton Reuters, transmeton Koha.net.