Botë

Putin: SHBA po përgatit sulm raketor në Siri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi të martën se vendi i tij ka informacione se SHBA-të po përgatitin sulm të ri raketor në Siri, përfshirë edhe paralagjen jugore të Damaskut, si dhe ekzistojnë plane që atje të paraqiten sulme të rrejshme me armë kimike, transmeton Reuters.

“Kemi informacione se po përgatiten provokime të ngjashme në pjesë tjera të Sirisë, përfshirë edhe paralagjen jugore të Damaskut dhe se ka plane që të paraqiten sulme të reja të rrejshme me armë kimike”, tha Putin.