Një kamp që strehonte 1.500 emigrantë në veri të Francës është shkatërruar i tëri si pasojë e një zjarri, që sipas zyrtarëve ra gjatë një përleshjeje mes afganëve dhe kurdëve.
Të paktën 10 persona kanë mbetur të lënduar kur zjarri përfshiu çadrat në kampin Grande-Synthe, në afërsi të portit Dunkirk, transmeton TCH raportimin e medieve të atjeshme. Muajin e kaluar zyrtarët deklaruan se kampi do të çmontohej për shkak të trazirave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBregu verior i Francës ka qenë një magnet për emigrantët që përpiqen të arrijnë Britaninë. “Nuk ka mbetur gjë tjetër përveç hirit”, ka deklaruar Michel Lalande, prefekt i rajonit verior të Francës.
Ai është shprehur se, do të jetë e pamundur që çadrat të ngrihen sërish aty ku ndodheshin më parë.
Numri i banorëve të kampit Grande-Synthe është rritur që nga tetori i kaluar, kur autoritetet çmontuan kampin e njohur si “Xhungla”, në afërsi të lokalitetit Calais, rreth 40 kilometra larg.
Mbërritja e më shumë afganëve rriti tensionet me kurdët që jetojnë në kamp, raporton agjencia e lajmeve “AFP”, që citon dëshmitarë dhe zyrtarë.
Emigrantët janë evakuuar dhe do të dërgohen në një qendër akomodimi të improvizuar, me dy palestra që janë vënë në dispozicion për ta.