Rusia ka intensifikuar përgjigjen e saj ndaj sulmit ajror të SHBA-ve, mbi Siri, duke dërguar një anije luftarake në Mesdheun lindor, për t’u përballur me flotën e Marinës amerikane, nga ku u lëshuan raketat mbi Siri.
Fregata “Admiral Grigorovich”, e Putinit, la sot portin e Sevastopolit, në Krime, për t’u vendosur përballë dy anijeve shkatërruese amerikane, USS Porter dhe USS Ross, nga ku nisi sulmi ajror amerikan, transmeton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFregata 4000 tonëshe është e pajisur me raketa potencialisht vdekjeprurëse dhe i është drejtuar portit sirian “Tartus”, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.
Ministria e Jashtëme ruse e quajti një “qasje të papërgjegjëshme”, sulmin amerikan mbi Siri.
“Shtetet e Bashkuara nuk mund të mos e kuptojnë faktin se trupat qeveritare siriane nuk kanë përdorur armët kimike atje. Damasku, thjesht nuk i ka këto armë kimike, siç është konfirmuar nga një numër i madh ekspertështë kualifikuar. Është e qartë se sulmi amerikan ishte i përgatitur paraprakisht dhe se ngjarja me armët kimike shërbeu vetëm si pretekst për një shfaqje të forcës”, u tha nga Ministria e Jashtëme Ruse.
Si rrjedhojë e tensionit në rritje, Rusia ka pezulluar komunikimin me SHBA-të, nga një linjë telefonike e specializuar ushtarake, e projektuar për të parandaluar konfliktin midis dy superfuqive, pas sulmeve ajrore ne Siri.
Kjo linjë telefonike, e quajtur “deconfliction line”, ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së, ka qenë e përshkruar si e papërsosur, por thelbësore në kohën e tensioneve.
Në këtë linjë, një kolonel amerikan rusisht-folës, mban kontakte me homologët rusë në Siri dhe pikërisht nëpërmjet kësaj linje, SHBA njoftoi Rusinë për sulmet e pashmangshme të së premtes në mëngjes mbi Siri.
Kjo linjë telefonike shqërben edhe si një kanal i sigurimit të fluturimeve.