Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Siria e vendosur për shkatërrimin e kryengritësve

Presidenca siriane njoftoi të premten se sulmi i SHBA-ve në bazën ajrore siriane në Homs ka shtuar vendosmërinë e Sirisë që të shkatërrojë forcat kryengritëse dhe premtoi se do të përshpejtojë operacionet kundër tyre.

“Ky agresion ka forcuar vendosmërinë e Sirisë që të godasë terroristët, që të vazhdojë t’i shkatërrojë dhe të shtojë tempin e aksioneve kudo qofshin”, thuhet në kumtesën e Presidencës së Sirisë, transmeton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo