Botë

“Kjo është luftë e Trumpit”

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” për sulmet amerikane në Siri ka shkruar se “tani, kjo është luftë e Trumpit”, transmeton Koha.net.

“E vërteta nuk bëhet gënjeshtër nëse atë e ka thënë një gënjeshtar”, ka shkruar gazeta në faqen e vet të internetit. “Për këtë arsye ka të drejtë Trump, vazhdon gazeta, duke përkujtuar se Barack Obama kishte caktuar “vijë të kuqe” përdorimin e armëve kimike por që diktatorin e kishte lënë ta shkelte.

“Tani Amerika e Trumpit po bëhet polic i botës”, është titulli i gazetës Die Welt e cila përpiqet ta deshifrojë logjikën e presidentit amerikan i cili nuk e dëshironte veten ndërhyrës e që me gjasë po priste të lidhej me Rusinë”, tani “ka filluar reprezaljet ushtarake më të shpejta në histori“.