Botë

50 milionë euro dënim për lajme të rreme në Gjermani

Qeveria gjermane të mërkurën ka miratuar dënimet, të cilat arrijnë shifrat deri në milionë euro për të gjitha mediat online, të cilat në afat prej shtatë ditësh nuk heqin lajmet e rrejshme dhe fjalimet e urrejtjes.

“Krimi i urrejtjes kundër të cilit nuk luftohet në mënyrë efikase paraqet rrezik të madh për shoqërinë e hapur, të lirë dhe demokratike”, ka njoftuar qeveria gjermane.

E alarmuar me natyrën e incidenteve të shkaktuara nga postime të shumte, qeveria gjermane vazhdimisht ka paralajmëruar gjigantët e lajmeve online që të kontrollojnë më mirë përmbajtjen në rrjetet e tyre, transmeton Koha.net.

Por, qeveria e Merkelit ka vendosur për këtë veprim të ashpër pasi ka konstatuar se gjigantët e rrjeteve sociale nuk po bëjnë mjaftueshëm për të fshirë përmbajtjen që binte ndesh me ligjin gjerman.