Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Steinmeier kërkon krijimin e urave mbi ndarjet në Europë

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier kërkoi sot ndërtimin e urave mbi ndarjet që po thellohen në Europë, disa ditë pas fillimit të procedurës për daljen e Britanisë së Madhe nga BE.

Ish-kreu i diplomacisë gjermane, i cili zgjodhi Parlamentin Europian për fjalimin e parë jashtë vendit që prej marrjes së presidencës, theksoi se gëzimi i tij për të folur në këtë forum nuk ishte “pa hije”, sepse ishte pak e trishtueshme për të marrë fjalën pasi një shtet anëtar kishte nisur procedurën për daljen nga Bashkimi Europian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Steinmeier, funksioni i ri i të cilit është kryesisht honorifik, kërkoi ”ndërtimin e urave në vend të përpjekjes për t’u fshehur pas xhamit të errët të kombit”, në një kohë kur ”ndarjet po thellohen në Europë”.

Ai bëri një paralajmërim kundër popullizmave që e shikojnë botën bardhë e zi dhe përfitojnë nga frika.