Botë

Kanadaja legalizon marihuanën

Descriptive Text

Parlamenti i Kanadasë ka miratuar ligjin që legalizon marihuanën në të gjithë vendin.

Akti i Kanabisit kaloi pengesën e fundit të martën me 52-29 vota në Senat, raporton BBC.

Kanadezët do të mund të blejnë dhe konsumojnë kanabis ligjërisht duke nisur që nga muaji shtator i këtij viti, transmeton Koha.net.

Uruguai u bë vendi i parë në botë që legalizoi shitjen e kanabisit për përdorim rekreativ dhjetorin e vitit 2013, ndërsa edhe disa shtete në SHBA kanë votuar për të lejuar një gjë të tillë.

Zotërimi i kanabisit u konsiderua krim për herë të parë në Kanada në vitin 1923, por që nga viti 2001 lejohet përdorimi mjekësor i marihuanës.

Në vitin 2015 mendohet se kanadezët kanë shpenzuar 6 miliardë dollarë kanadezë (4,5 miliardë dollarë amerikanë) për kanabis, pothuajse aq sa kanë shpenzuar edhe për verë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau shkroi në Twitter se deri më tani “ka qenë shumë e lehtë që fëmijët tanë të marrin marihuanë – dhe për kriminelët që të mbledhin përfitimet”.