Botë

Berlini dhe Parisi dakordohen për krijimin e buxhetit të Eurozonës

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se ka rënë dakord me kreun francez Emmanuel Macron për të krijuar një buxhet të eurozonës që do të synojë në nxitjen e investimeve dhe përmirësimin e integrimit ekonomik midis anëtarëve të bllokut.

"Ne po hapim një kapitull të ri", tha Merkel pas bisedimeve me Macron mbi reformën dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe përpara samitit të BE në 28-29 qershor.