Botë

Kurz kundërshton zgjidhjet individuale të shteteve europiane për migrantët

Nuk jam dakord me zgjidhjet individuale të çdo shteti lidhur me çështjen e migrantëve, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz gjatë një konference shtypi me presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani.

”Të kërkohet një zgjidhje e përbashkët dhe të gjendet një rrugë ligjore’’, tha Kurz.

”Në vend që të ruajmë një Europë pa kufij, duhet të ruajmë kufijtë e jashtëm të BE-së dhe nuk është faji i atyre që deri tani kanë kundërshtuar politikën e kufijve të hapur, por përgjegjësi e gjithë atyre që kanë ndjekur një politikë ndryshe’’, theksoi kancelari austriak, përcejll atsh.

”Objektivi mbetet një zgjidhje europiane, por nëse kjo zgjidhje nuk arrihet, atëhere do të shtohen zgjidhjet individuale të çdo shteti”, paralajmëroi Kurz