Botë

Trump urdhëron krijimin e forcave të armatosura hapësinore

Presidenti, Donald Trump njoftoi sot krijimin e një degëzimi të gjashtë të forcave të armatosura amerikane, “forcat hapësinore” (space force) që do të jenë të pavarura nga forcat ajrore.

“Urdhëroj departamentin e Mbrojtjes dhe Pentagonin të fillojë menjëherë procesin e nevojshëm për të ngritur një forcë hapësinore si një degëzim të gjashtë të forcave të armatosura”, deklaroi ai gjatë një fjalimi mbi hapësirën në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne do të kemi një ushtri të ajrit dhe një forcë të armatosur të hapësirës, të ndarë por të barabartë”, tha ai, duke e drejtuar debatin në krahun e kundërt të atyre, kryesisht në Kongres, që kërkojnë që forcat e reja hapësinore të jenë pjesë e “US Air Force”.