Auto

Renault në përgatitje të Kadjarit të ristilizuar

Descriptive Text

Në mes të ciklit të jetës së saj, Renault Kadjar ka pësuar ndryshime të vogla në pamje, por në bazë të fotografive “spiunuese” mund të konkludohet se dizajnuesit në modelin më të ri kanë ndërhyrë vetëm në pjesën e përparme dhe atë të pasme.

Kadjar i ri do të ketë anën e përparme dhe të pasme të ndryshuar, me maskën e përparme të ristilizuar, dritat e reja për mjegull, ndërsa dritat e përparme dhe të pasme ndoshta do të mbajnë formën ekzistuese me modifikime të vogla dhe rregullimin e elementeve brenda grupit, transmeton ksp.

Sa i përket motorit, do të jetë interesante të shihet nëse Renault në modelin për vitin 2019 do të ketë motor të ri benzinë 1.3-litër, i cili është i zhvilluar në bashkëpunim ndërmjet Daimlerit dhe grupit Renault-Nissan.

Ky motor tashmë është në dispozicion në modelet Scenic dhe Grand Scenic. Përndryshe, motori i ri benzinë do të jetë në dispozicion në tre konfigurime.

TCE Energy 115 bazik prodhon 115 kuajfuqi.

Në konfigurimin e dytë, TCE Energy 140 siguron 140 kuajfuqi, ndërsa versioni më i fuqishëm, TCE Energy 160 ka 160 kuajfuqi.

Renault do të paraqesë Kadjarin e ristilizuar në panairin e veturave në Paris në tetor dhe shitjet mund të fillojnë deri në fund të vitit.

{gallery}