Skoda Kodiaq vRS ka hyrë në fazat finale të programit të testimit, ku është fotografuar komplet i pa kamufluar.
Këto foto shfaqin Kodia vRS me stil më dramatik, me mbrojtës më të lartë nga para e pas e grilë të ri që i japin atij një pamje agresive, transmeton koha.net.
Interieri i tij megjithatë ende nuk është zbuluar ndërsa pritet që ulëset t’i ketë sportive me logon vRS në to.
Sipas ueb faqes angleze automobilistike, autoexpres, ky SUV me shtatë ulëse pritet të kushtojë mbi 45 mijë euro, ndërsa versionet sportive të tij do të zbulohen në gjysmën e dytë të këtij viti.
Skoda ka konfirmuar tashmë se Kodiaq vRS do të debutojë në tetor në panairin e veturave në Paris.
I vetmi motor që do të ofrohet me Kodiaq vRS e ri, tani për tani, është ai 2.0 litërsh twinturbo me naftë që prodhon 237 kuajfuqi.
{gallery}
-
12 qershor 2018 22:52
-
Shpërndaje në: