Bentley sportiv me dy ulëse konkurrent i fortë i Audi R8 Foto: Koncepti EXP 12 Speed 6e

Bentley sportiv me dy ulëse konkurrent i fortë i Audi R8

04 prill 2017 09:35

Kompania e njohur britanike, Bentley, dëshiron të ndërtojë një model sportiv me dy ulëse dhe për këtë ajo duhet të marrë “dritën jeshile” nga Volkswagen Group.

Zyrtarët nga Bentley flasin për mundësinë e futjes së modelit të vogël sportiv me dy ulëse në ofertë dy vjet pas prezantimit të konceptit EXP 10 Speed, transmeton Koha.net. Muajin e kaluar është prezantuar koncepti pa çati i quajtur EXP 12 6e me sistemin elektrik të tërheqjes.

Image

Uday Senapati nga kompania ka thënë se ka shumë blerës të interesuar për një veturë të tillë.

Bentley dëshiron të prodhojë një veturë të tillë dhe Volkswagen Group është e shqetësuar që një model i tillë mund të jetë rival i “rrezikshëm” i Audi R8. Për këtë arsye, Speed 6 ende nuk ka marrë “dritën jeshile” nga Wolfsburg, edhe pse Senapati ka pranuar një pjesë e madhe e zhvillimit të këtij modeli tashmë është përfunduar.

Modeli sportiv me dy ulëse i Bentleyt ndoshta mund të vijë me sistemin elektrik të tërheqjes pasi që Audi i ka dhënë fund modeleve R8 E-tron.

Image

Përveç kësaj, Bentley pritet që këtë vit të prezantojë modelin krejtësisht të ri Continental GT. Po ashtu, kompania është duke punuar edhe në modelin Speed dhe në të ardhmen pritet të arrijë edhe një SUV-i i vogël.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme