Auto

Mercedes GLC dhe GLC Coupe i ri së shpejti në Gjenevë

Në panairin e veturave në Gjenevë do të marrë pjesë edhe kompania e njohur Brabus, e cila vizitorëve ndër të tjera do t’ju prezantojë modelet e saj të modifikuara, Mercedes GLC dhe GLC Coupe.

Këto dy modele të reja të Brabusit, do të vijnë me rrotat e reja nga alumini, maskën e përparme me logon e Brabusit, pedalet nga alumini dhe tepihët e rinj.

Brabus, po ashtu, ofron edhe paketën për përforcimin e motorëve të këtyre modeleve, transmeton Koha.net. GLC dhe GLC Coupe 250 4Matic tani janë me kapacitet prej 245 kuajfuqi, të cilat shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrijnë për 7 sekonda.

Gjithashtu, në dispozicion do të jetë edhe versioni GLC/ GLC Coupe 220 d dhe 250 d. GLC 220 d tani ka 35 kuajfuqi shtesë, ndërsa 250 d 31 kuajfuqi për dallim nga modeli standard.

Edhe modeli GLC 43 do të vijë më i fuqishëm, ku në vend të 367 kuajfuqive do të vijë me 410 kuajfuqi.

© KOHA

{gallery}