Auto

Njoftohuni me “tajfunin” G-Power X6 M me 750 kuajfuqi

Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, G-Power, ka përforcuar motorin 4.4-litër V8 Twin-Turbo e BMW X6 M nga 575 në 750 kuajfuqi.

I quajtur G-Power X6 M Typhoon, ky SUV bavarez mund të arrijë shpejtësinë deri në 400 kilometra në orë për 11,5 sekonda, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, G-Power për këtë X6 M ka zgjedhur edhe rrotat 23-inç Hurricane RR nga alumini, mbrojtësit e rinj, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, pragjet e reja, dizuferin e ri të pasmë, kofanon nga fibra të karbonit, amortizatorët e modifikuar (vetura tani është e ulët për 40 mm përpara dhe 30 mm në pjesën e pasme), si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave me katër tuba.

{gallery}