Auto

Mercedes C-Class tërheqës me motor V8 të përforcuar

Descriptive Text

Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, Piecha, së fundmi është marrë me modifikimin e modelit Mercedes C-Class, të cilit e ka bërë që të duket shumë tërheqës me pamjen e re.

Në gamën e prodhimit të cilën Piecha ofron për këtë Mercedes C-Class, ndër të tjera është edhe paketa për aerodinamikën, set të rrotave nga alumini, amortizatorët e modifikuar, si dhe përforcimin e motorit V8, transmeton Koha.net.

Në aerodinamikë përfshihet spoileri i përparmë, set pragjesh, difuzer i pasmë dhe spoiler i pasmë mbi çati, ndërsa rrotat nga alumini janë me diametër prej 19-inç. Po ashtu, ky model tani është më i ulët për 35 mm për dallim nga ai standard.

Ndërkaq, sa i përket motorit V8 që e posedon ky Mercedes C-Class, ai është përforcuar në 612 kuajfuqi.

{gallery}