Auto

Citroen C5 Aircross arrin në Evropë

Descriptive Text

Modeli më i ri Citroen C5 Aircross, i cili është në shitje në Kinë që nga vjeshta e kaluar, do të arrijë brenda pak ditësh edhe në tregun evropian.

C5 Aircross është SUV kompakt i bazuar në Peugeot 3008 dhe 5008, Opel Grandland X.

Kompania franceze me modelin e ri synon të konkurrojë shitjen e SUV-ave më të shitur në botë, Nissan Qashqai, Toyota RAV4, ndërsa do të prodhohet në Ren, transmeton KP.

Nuk ka të dhëna nëse Citroen ka ndryshuar në krahasim me versionin kinez, i cili posedon dy variante benzinë, prej 165 dhe 200 kuajfuqish me ndërrues automatik prej gjashtë shpejtësive.

C5 Aircross ka edhe versionin plug-in hibrid me elektromotorë dhe rreth 300 kuajfuqi. Prezantimi i modelit më të ri të Citroen në Evropë do të bëhet më 24 maj.