Auto

Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio vs. Mercedes-AMG GT-4Door, cili është më i shpejtë?

Shumë pyesin nëse AMG Sedan mund të jetë më i shpejti në këtë klasë kur fjala për pistën e famshme të Nurburgringut.

Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio një kohë të gjatë ka mbajtur titullin si Sedani më i shpejtë, me një kohë prej 7:32 minuta, pas tij me kohë prej 7:21 minuta ishte Jaguar XE SV Project 8, transmeton Koha.net.

Tani, vjen edhe AMG GT-4Door, por nuk do të jetë më i shpejti. Të paktën nëse i besojmë kreut të AMG-së, Tobias Moers, i cili në intervistën për Automobile ka thënë se Sedani i tyre për një xhiro rreth pistës së famshme i nevojitet “7:30 minuta e disa sekonda, gjë që është mjaftë e shpejtë”. Po ashtu, ai tha se Sedani i AMG-së është larguar nga pozita e Jaguarit më të shpejtë si dhe hapi dilemën a mund të jetë edhe më i shpejtë se Sedani ai i Alfa Romeos.

Vlen të përmendet se AMG GT-4Door ka kapacitet prej 639 kuajfuqi, Jaguari është me 600 kuajfuqi, ndërsa Alfa Romeo “vetëm” 510 kuajfuqi.

Gjithashtu, së fundmi është prezantuar edhe modeli Mercedes-AMG GT 63 4MATIC+ në version Edition 1. Kujtojmë se 639 kuajfuqi siguron 3,2 sekonda në 100 kilometra në orë dhe maksimalisht arrin deri në 315 km/h.