Auto

Arrin Aston Martin DB11 me 630 kuajfuqi e shpejtësi maksimale 335km/h

Descriptive Text

Aston Martin ka kombinuar aftësinë për të arritur shpejtësi të lartë me një mjedis luksoz në DB11 AMR e ri.

Ky model ka motorin 5.2 litërsh V12 që prodhon 630 kuajfuqi, që është 30 kuaj fuqi më shumë se sa modeli standard DB11 V12, transmeton koha.net.

Ky motor bën që vetura shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë, ta arrijë për 3.7 sekonda, që është 0.2 sekonda më i shpejtë se modeli paraprak.

Shpejtësinë maksimale që Aston Marton DB11 mund ta arrijë është 335 kilometra në orë, 8 më shumë se sa modeli standard i tij.

DB11 AMR do të lansohet gjatë kësaj vere me një çmim fillestar prej 241 mijë dollarë.

{gallery}