Auto

Mercedes zbulon modelin e ri të C-Class

Mercedes ka zbuluar të gjitha specifikat dhe çmimin e C-Class saloon e estate.

Përditësimet në këto modele përfshijnë sistemin e avancuar të brendshëm e motor të rinj.

Mercedes C-Class qëndron në të njëjtën platformë, kështu që i janë bërë shumë pak ndryshime, transmeton koha.net.

Mbrojtës të ri, drita të reja nga para e pas. Standard do të vijnë dritat e ditës LED, por jo edhe ato të natës.

Nga brenda të gjitha modelet do të vijnë me një ekran 10 inç, e për këtë po ashtu të gjitha modelet e C-Class do të jenë të pajisur me kamera nga prapa, ulëset e para me ngrohje e navigacion satelitor.

Në fillim, C-Class do të ofrohet me 1 motor me naftë e 2 benzinë për t’u zgjedhur nga blerësit ndërsa më vonë pritet t’i shtohen edhe disa të tjerë.

Motori me naftë është 2.0 litërsh turbodiesel me katër cilindra, i cili tashmë gjendet në E-Classin e ri, e që prodhon 191 kuaj fuqi.

Ndërsa motori me benzinë do të jetë krejtësisht i ri, 1.5 litërsh që asistohet nga një tjetër elektrik 48 voltësh që prodhon 14 kuaj fuqi, e i gjithë sistemi prodhojnë 181 kuaj fuqi, që të dy këta modele do të ofrohen me rrotat e pasme aktive apo me të gjitha, varësisht se cilin e zgjedhin blerësit.

Po ashtu do të ofrohet modeli super sportiv AMG C43, i cili është 3.0 litërsh V6 biturbo që prodhon 385 kuaj fuqi, që është 23 kuaj fuqi më shumë se sa modeli paraprak.

C-Class AMG C 43 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.7 sekonda.

{gallery}