Auto

Grashtica gati për garën atraktive malore për automobilizëm

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon këtë fundjavë me garën malore që do të zhvillohet në Grashticë, e cila në fakt është më atraktive për dashamirët e këtij sporti.

Sipas një njoftimi të organizatorëve, interesimi i garuesve është shumë i madh, pasi tash e sa kohë kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive, ndërsa e tillë pritet të jetë edhe prania e publikut.

“Disa prej automobilistëve kanë bërë investime të mëdha në makinat e tyre, të cilat më me përkushtim i përgatisin pikërisht për garat malore. Paraqitja në garë bëhet të shtunën prej orës 08:00-09:00, ndërsa gjatë ditës do të vazhdohet me procedurat e zakonshme për garën malore, përfshirë edhe dy vozitjet kualifikuese, pas së cilave do të hartohet edhe radhitja e automobilistëve për garën zyrtare, që në program është të dielën me fillim në orën 12:00”, thuhet në njoftim.

Përveç skuadrës menaxhuese të Federatës së Auto Sportit të Kosovës, për mbarëvajtjen e garës do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, ndihma e shpejtë dhe brigada e zjarrfikësve