Auto

Rolls Royce zbulon super SUV-in luksoz Cullinan që kushton 272 mijë euro

Ky është Rolls Royce Cullinan i ri, që është SUV i parë i kësaj marke luksoze të veturave.

Ky model jo vetëm që është SUV i parë i markës luksoze britanike, por është modeli i parë që kjo kompani është e lumtur të thotë se është e orientuar nga familja, në paktën në disa versione të saja, transmeton koha.net.

Me çfarëdo tipare që të zgjidhet nga blerësit, Cullinan thonë se vendos një standard të ri në maje modeleve të SUV-ve luksoz që gjenden tani në treg.

Rolls Royce Cullinan do të ofrohet me disa motor, tani ende të pa zbuluar përveç njërit, ai 6.75 litërsh V12 twin turbo që prodhon 563 kuaj fuqi e që bënë që kjo veturë shpejtësinë maksimale ta ketë 250 kilometra në orë ndërsa ajo 0 në 100 kilometra në orë nuk është zbuluar.

Ky SUV super luksoz mund të blihet me çmim fillestar prej 272 mijë eurosh, ndërsa pritet të dalë në shitje në fund të këtij viti apo në fillim të 2019-ës.

{gallery}