Auto

BMW M2 kabrio me pamje të re e motor të përforcuar

Kompania Lightweight Performance gjatë fundjavës ka prezantuar projektin e saj më të fundit, BMW M2 kabrio i modifikuar.

Nën kofanon e këtij M2 kabrio gjendet motori 3.0-litër me gjashtë cilindra i përforcuar në 428 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual të dyfishtë me shtatë shpejtësi, transmeton Koha.net. Ky M2, shpejtësinë maksimale e arrin deri në 300 kilometra në orë ndërsa detajet për shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h ende nuk janë zbuluar.

Gjithashtu, Lightweight Performance për këtë M2 kabrio ka zgjedhur edhe sistemin e shkarkimit të gazrave nga titani, set të ri të rrotave 20 dhe 21-inç nga alumini, amortizatorët Bilstein Clubsport të modifikuar, si dhe sistemin e frenimit më të fortë.

Për pamjen e këtij modeli të modifikuar “përgjegjës” janë mbrojtësi i përparmë me spoiler nga fibra të karbonit, mbrojtësit e zgjeruar, kofanoja GTS, set pragjesh, spoiler mbi bagazh, maska e përparme me ngjyrë të zezë, etj. Po ashtu, edhe interieri i këtij M2 kabrio vjen me timonin prej lëkure Alcantara si dhe me detaje tjera nga fibra të karbonit.

{gallery}