Auto

Në përgatitje edhe Opel Mokka X i ri

Descriptive Text

Së bashku me gjeneratën e re të Corsas, kompania e njohur Opel është duke përgatitur edhe zëvendësimin për modelin aktual Mokka X (i cili do të shitet nnë etiketën Vauxhall).

Promovimi i Mokka X të ri pritet të mbahet në fund të vitit të ardhshëm, ndërsa shtija e tij pritet të fillojë më 2020-ën, transmeton Koha.net. Pamjen e mundshme të Mokka X të ri mund ta shihni në fotografitë që i ka publikuar revista e njohur britanike “Auto Express”.

Mokka X i ri do të jetë më i madh për dallim nga ai aktual, do të ndërtohet me platformën PSA dhe do të ofrojë më shumë hapësirë në interier dhe bagazh.

Gjithashtu, Mokka X i ri do të jetë më i gjatë për dallim nga ai aktual për 30 centimetra (rreth 4.3 metra) si dhe boshtin e rrotave do ta ketë më të gjatë për rreth 60 centimetra.

Në gamën e motorëve të Mokka X të ri do të gjenden motorët me 3 dhe 4 cilindra (nga grupi PSA), si dhe versionet tërësisht elektrike.

{gallery}